Futboll

Egnatia vs. Partizani… për Vllazninë

Finalja e një sezoni më parë në “Final4” do të përcaktojë finalisten e dytë të këtij sezoni që do të luajë përballë Vllaznisë e cila vitin e kaluar u rendit e 4 në përfundim të Finales së vogël që e humbi 3-2 ndaj Skënderbeut. Një vit më parë sfidën e vendoste turku Ibrahimoglu ndërsa sot Egnatia pret shumë nga Regi Lushkja. Shënuesi më i Mirë i kampionëve në fuqi realizoi 14 herë në sezonin e rregullt. 4 gola me penallti dhe në 11 raste zhbllokoi rezultatin.

Por ndeshja e fundit që ka gjetur golin është ajo ndaj Bylis në Ballsh në 31 Mars. Në sezonin e rregullt dhe Kupën e Shqipërisë, skuadrat janë ndeshur 6 herë. 3 ndeshje i fitoi Partizani (2 në kampionat dhe 1 në Kupë), 2 i fitoi Egnatia (1 në kampionat dhe 1 në Kupë) dhe në 5 Dhjetorin e shkuar, skuadrat barazuan 1-1. Në total do të jetë ndeshja e 25 mes tyre, 9 i ka fituar Partizani, 6 Egnatia dhe 9 kanë përfunduar në barazim.

Për të fituar titullin, skuadra që do kalojë sot do të ndeshet me Vllazninë e cila eleminoi Dinamo City-n në shifrat 2-1. Fituesit e Kupës së Shqipërisë nuk përsëritën dot suksesin ndaj Egnatia-s dhe pas dy gabimeve të ndëshkuar me 11 metërsha në pjesën e parë, e kishin të pamundur ta përmbysnin në pjesën e 2. Bekim Balaj u ngjit në kuotën e 19 golave ndërsa Itodo gjeti golin e 13 që vlejti vetëm për statistika.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë