Futboll

Egnatia tenton shkëputjen, Tirana prek fundin

Këto ishin verdiktet e raundit të 32 që u zhvillua mes të dielës dhe të hënës në Kategorinë Superiore. 6 gola të dielën dhe 5 të hënën për 4 fitore, një nga të cilat në transfertë dhe një barazim pa gola në “Loro Boriçi” atje ku Vllaznia “fali” Teutën (0-0) por nuk humbi terren ndaj Dinamo City-t që u mposht me të rinjtë në Korçë (4-1).

Një ndeshje e tensionuar që në fund i buzëqeshi Skënderbeut por nuk ka kohë për festë. Deri në fund janë 4 Finale për të siguruar mbijetesën. Skënder Gega u kthye me fitore (1-0 ndaj Laçit) te Partizani, por e di mirë se nuk e ka të gjatë nëse nuk siguron “Final4”. Presidenti Demi e ka treguar se është i paduruar me trainerët (24 të larguar prej tij).

Java nisi me fitoren e Egnatias (0-2) në Ballsh në një sfidë që vuri përballë dy skuadra të cilat nuk fitonin në 3 ndeshjet e fundit. Ndërsa AF ELbasani përmbysi Tiranën (2-1) atëherë kur bardheblutë mendonin se morën 3 pikë të arta në transfertë. Heroi vendas ishte Qose dhe “BIG4” mbetet një objektiv për verdheblutë e Gvozdenovic.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë