Nga Gazeta Si – Egnatia kthehet në eleminatoret e Champions League pas titullit të dytë rradhazi në Kategorinë Superiore. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare pas muajit Maj me një rekord negativ të ndeshjeve në shtëpi ku nuk fitoi asnjë ndeshje në 7 të fundit në të gjitha kompeticionet (1 fitore në 10 të fundit). Egnatia luajti gjatë kësaj periudhe dy ndeshje miqësore, fitoi 2-0 ndaj CSKA 1948 dhe 1-0 ndaj Farul. Egnatia-Breidablik do të jetë përballja me parë mes këtyre dy skuadrave. Breidablik vjen si kampione e Islandës ndërsa më herët është kualifikuar në turin e dytë në sezonet 2011-12 dhe 2022-23. Sezoni i ri në “The Besta deild karla” ka zhvilluar 14 javë dhe Breidablik është në vendin e 3 me 27 pikë duke mos humbur asnjë nga 5 ndeshjet e fundit (3F, 2B). Skuadra islandeze nuk ka shënuar vetëm në 1 nga 15 ndeshjet e fundit.
Formacionet e mundshme
Egnatia: Dajsinani; Sota, Aliyev, Fangaj; Xhemaijli, Meideiros, Aleksi, Zejnullani; Ujka; Lushkja, Bakayoko
Breidablik: Einarsson; Valgeirason, Margeirsson, Orrason, Yeoman; Johnson; Steindorsson, Einarsson, Omarsson, Thorsteinsson; Thomsen
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




