Nga Gazeta ‘Si’- Egnatia është skuadra e dytë në historinë e futbollit shqiptar që fiton tre trofe në një sezon të vetëm. Pasi u shpallën kampion të Superligës në sezonin 2023-24 dhe fituan Kupën e Shqipërisë, e enjtja e 26 dhjetorit 2024 do shkruhet me gërma të arta në qytetin e vogël të Rrogozhinës.
Fitorja 2-0 kundër Kukësit në finalen e luajtur në ‘Arenën Kombëtare’ në Tiranë bëri që rrogozhinasit të jenë kampionët e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në histori.
Serxho Ujka dhe Bakayoko ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova.
Ndërkohë nga ana tjetër për trajnerin Emiljano Çela kjo ishte ndeshja e fundit në pankinën e Kukësit pasi në ditët në vijim ai do zyrtarizohet te Besa po në Kategorinë e Parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.