Futboll

Egnatia kthehet në Finale… atje gjen Vllazninë

Ashtu si një vit më parë, Egnatia kalon Partizanin në “Final4” në Kategorinë Superiore. Në ndryshim nga sezoni i kaluar, këtë herë sfida vlejti për të mbërritur në Finale dhe jo për titull. Kampionët në fuqi janë përfituesit më të mëdhenj të klasifikimit në sezonin e rregullt që të jep mundësi të kesh dy rezultate në favor në “Final4”

Rrogozhinasit e dinin që kalonin më tej edhe me barazimin dhe për këtë zhvilluan një ndeshje të qetë në kufijtë e kontrollit maksimal përballë Partizanit. Kryeqytetasit e Gegës provuan të mos pësonin duke menduar që në fund do ta fitonin ndeshjen. Mirëpo jo gjithçka shkoi sipas parashikimit dhe kur u kujtuan të kuqtë, koha nuk ishte në favorin e tyre.

Ajo e 12 Majit në orën 20:00 do të luhet sërish në “Arenën Kombëtare” dhe do të jetë sfida e 5 mes kuqebluve dhe të gjelbërve në këtë sezon. Në katër sfidat e mëhershme, Vllaznia fitoi në shtëpi (3-1) dhe barazoi dy herë në Rrogozhinë (1-1 në fazën e 2 dhe 2-2 në të fazën e 4). Ndërsa Egnatia fitoi (0-2) në fazën e 3 në transfertë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë