Futboll

Egnatia jep leksione futbolli në tempullin e Vllaznisë, Tirana i falet Hilës

Gazeta Si – Pak ditë më parë Vllaznia i shpëtoi humbjes në shtesë ndaj Egnatias. Ishte gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë dhe barazoi 1-1, ndërsa sot, për javën e 31-të të kampionatit, shkodranët nuk kishin asnjë shans.

Egnatia ka dhënë leksione futbolli në tempullin e Vllaznisë, në ‘Loro Boriçi’, duke fituar me rezultatin e thellë, 0-4. Nuk ka nevojë për shumë komente. Mëllugja shtantu Vllazninë në pjesën e parë me golin e avantazhit, në të dytën, kur pritej reagimi i ekipit të Sedloskit, Egnatia realizoi 3 gola të tjerë me Duamena dhe dy breazilianët Fernando dhe Laurentino.

Një humbje tupëruese kjo për Vllazninë, që nuk po arrin ta gjejë ‘ilaçin’ e krizës. Egnatia forcon pozitat e saj në vend të 3-të dhe Kupat e Europës janë shumë afër për ekipin rrogozhinas.

Tirana ka vuajtur jo pak për të mundur 1-0 Kastriotin e vendit të fundit. Vetëm në shtesë kryeqytetasit gjetën golin e fitores me Hilën. Elbasanasi shënoi me kokë dhe Tirana i gëzohet fitores së 4-t radhazi në kampionat, që e mban atë të shkëputur me 5 pikë nga Partizani vendi i vendit të dytë.

Kukësi dhe Teuta barazuan 0-0 sot, duke ndarë nga një pikë në garën për mbijetesë në Superiore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë