Gazeta Si – Egnatia ka kaluar ndoshta pritshmëritë me paraqitjen e saj në miqësoren e luksit me Interin, pavarësisht se në fund humbi 4-2. Rrogozhinasit kaluan dy herë në avantazh, duke ua bërë jetën të vështirë trajnerit Inzagi dhe të tijve. Në ‘Mazza’ të Ferraras u luajt një ndeshje me ritëm, emocione dhe plot 6 gola.
Trajnerët Simone Inzagi dhe Edlir Tetova e nisën ndeshjen me formacionet më të mira, kurse në pjesën e dytë aktivizuan thuajse të gjithë ata që kishin në dispozicion. Pas minutës së 70-të u fut në fushë edhe mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani.

Egnatia befasoi nënkampionët e Europës vetëm pas 6 minutash lojë, duke shënuar golin e avantazhit, pas një pasimi të saktë nga e djathta. Më pas protagonist i ndeshjes ishte portieri shkodran Alen Sherri, pritjet e të cilit ndalën sulmuesit e Inzagit për të barazuar.
Altra perla di Nicolò💙 #InterEgnatiapic.twitter.com/lk9DmR2haB
— giov🌙 (@bbshadowx) August 13, 2023
Nikolo Barela do të barazonte shifrat pak pas fillimit të pjesës së dytë, duke shfrytëzuar një pasim të saktë të Bastonit nga distanca. Kur pritej përmbysja, Egnatia fitoi një penallti, pas prekjes së topit me dorë në zone nga Lautaro. Protesta tek Interi, ndërsa Fernando nuk gaboi nga pika e bardhë, duke mposhtur Somer me një ‘panenka’.
Bravo @Inter Samir è un'idea e un'idea non muore mai#InterEgnatia pic.twitter.com/KQqZyUK6xT
— hosain1899 (@hosain2023) August 13, 2023
Por, kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi, Interi ndërroi marsh dhe shënoi 3 gola. Lautaro Martinez barazoi rezultatin me një gjuajtje më kokë, pas 3 minutash shënoi me penallti edhe golin e avantazhit dhe të dytin personal, ndërsa në fund ‘vulosi’ gjithçka i riu Stabile në 4-2. Egnatia gjithsesi bëri një paraqitje mjaft të mirë.
FIM DE AMISTOSO E VITÓRIA 🔥#InterEgnatia 4️⃣-2️⃣#ForzaInter pic.twitter.com/Hcd2E19shv
— Inter (@Inter_br) August 13, 2023
Inter-Egnatia 4-2
Inter (3-5-2): Somer; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkhitarian, Dimarko; Turam, Lautaro martinez. Në dispozicion: Di Xhenaro, Audero, Sensi, Korrea, Fratezi, Kuadrado, Lazaro, Asllani, Bisek, Stabile, Sarr, A.Stankoviç. Trajner: Simone Inzagi.
Egnatia (3-5-2): Sherri; Lila, Malota, Xhemajli; Memolla, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ndreca; Paulauskas, Duamena. Në dispozicion: Dabjani, Fangaj, Janku, Musta, Mëllugja, Isgandarli, Kasa, Ahmetaj, Mihana. Trajner: Edlir Tetova.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




