Futboll

Egnatia e mbyll vitin 2022 në vend të 3-të, lë prapa big-ët e Superiores

Gazeta Si – Pas derbit të së mërkurës mes Tiranës dhe Partianit, ku fituan të kuqtë, Superiorja ka vazhduar sot me tri ndeshje të tjera, Erzeni-Bylis 1-1, Kastrioti-Egnatia 2-3 dhe Vllaznia-Teuta 4-0. Spikat fitorja e rrogozhinasve, të cilët këtë sezon janë surpriza më e bukur, të paktën deri tani.

Egnatia ka treguar forcën e sja në fitoren me përmbysje ndaj Kastriotit, pasi e ka bërë këë gjë me 10 lojtarë. Agkbepornu u ndëshkua me karton të kuq pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes. Krutanët udhëhiqnin 2-1, por skuadra e Duros, edhe pse në inferioritet numerik, shënoi 2 herë me Fernando dhe Delarge.

Nga nje ndeshje e Egnatias. Gazeta Si, 22 dhjetor 2022

Me këtë fitore Egnatia e mbyll vitin në vend të 3-të, që do të thotë pjesëmarrje në Kupat e Europës. Rrogozhinasit kanë lënë pas emra të mëdhenj të elitës, jo vetëm Kukësin dhe Teutën që ndajnë fundin e tabelës, por edhe Vllazninë dhe Laçin. Një ecuri për t’u përshëndetur kjo e skuadrës rrogozhinase.

Bylisi ishte shumë afër fitores ndaj Erzenit, pasi kryesonte deri në minutat e fundit, por shijakasit barazuan dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Vllaznia ka fituar me lehtësi ndaj Teutës, 4-0. Vetë rezultati flet qartë për dominimin e shkodranëve, të cilët shënuan me Hakajn, dy herë me brazilianin Kaina dhe Hoxhajn.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë