Futboll

Egnatia-Dinamo City, për trofeun e parë të sezonit

Kupa e Shqipërisë do të luajë Finalen e madhe, pasditen e të enjtes (ora 18:00) në “Elbasan Arena”. 15 Kupa, 2 nga të cilat në dy sezonet e fundit do të jenë në fushë kur Egnatia dhe Dinamo City të përbllen në sfidën e 5 të këtij sezoni. Egnatia fitoi dy, Dinamo 1 dhe 1 barazim mes tyre në kampionat. 2 ndër 4 skuadrat më të mira në “Final4” mund të jenë sërish përballë edhe në Finalen e kampionatit nëse kalojnë Partizanin dhe Vllazninë respektivisht. Por deri atëherë, duhet të ndeshen fillimisht për Kupën.

Ato e filluan rrugën nga raundi i 16 më të mirëve ku Egnatia eleminoi Kastriotin (4-0) ndërsa Dinamo City shkatërroi Erzenin (6-1). Në ¼ finale, fituesit e dy sezoneve të fundit bënë më mirë se Bylis, fituan 1-3 në Ballsh dhe barazuan 2-2 në shtëpi. Ndërsa Dinamo City përmbysi në Korçë (0-4), humbjen që pësoi në shtëpi (0-2). Në ½ finale, Egnatia eleminoi Partizanin në “Arenën e Demave” në shifrave 2-1 pas 180’. Ndërsa Dinamo City fitoi 4-3 ndaj Vllaznisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë