Futboll

Egnatia dhe Partizani ndahen në ‘paqe’ në ndeshjen e nderimit të Duamenës

Gazeta Si – Nuk ka fitues në ndeshjen mes dy skuadrave kryesuese të kampionatit, Egnatias dhe Partizanit. Në stadiumin e Rrogozhinës u luajtën sot 66 minutat e mbetura të ndeshjes së 11 nëntorit, ku sulmuesi ganez Rafael Duamena u nda tragjikisht nga jeta, pas një sulmi në zemër.

Dhe ishin nderimet për këtë futbollist, që tek Egnatia mbante edhe shiritin e kapitenit, që i paraprinë ndeshjes. Tufa me lule, një portret i tij dhe madje një këngë kushtuar nga klubi rrogozhinas.

Pavarësisht rasteve të shumta që prodhoi loja, nuk u shënua asnjë gol dhe dy skuadrat mbyllën gjithçka në barazim, 1-1, aq sa ishte rezultati që më 11 nëntor, kur kishin shënuar Malota dhe Bintsouka.

Partizani i luajti minutat e fundit me 10 lojtarë, sepse mbrojtësi Bytyçi pësoi një dëmtim në gju dhe la fushën me ndihmën e stafit mjekësor.

Me këtë barazim, Egnatia dhe Partizani vazhdojnë të kryesojnë së bashku, me nga 27 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë