Kryeministri Edi Rama lajmëroi një tjetër largim nga radhët e PS. Ajo është Eglantina Gjermeni.
“Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni, shumë faleminderit nga zemra për gjithçka dhatë e bëtë në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe faleminderit edhe për leksionin e qytetarisë, mençurisë e mirësisë që u dhatë të gjithëve, me tërheqjen plot klas nga jeta parlamentare, si edhe premtimin për të vazhduar të jeni pjesë e këtij rrugëtimi pavarësisht karriges”, komentoi Rama në Facebook para se të përcillte me video ne faqen e tij një takim të tij me gratë socialiste për 8 Marsin, ku ishin të pranishme edhe Gjermeni me Hysin
“Në një nga trajnimet trajneri na tha duhet të prezantoni, i thashë kam emocione. Më tha shyqyr që ke emocione. Kur të mos kesh më emocione atëherë duhet të largohesh nga politika…Po iki para kohe, mendoj që ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme, kam mësuar, jam rritur, u jam mirënjohëse të gjithëve që më kanë mbështetur, PS, juve, kam pasur fatin të kandidoj në Krujë, Lushnje dhe jam ndjerë e vlerësuar, çështjen e grave që e kam përzemër jam munduar ta ruaj me fanatizëm dhe më vjen mirë që jemi më shumë gra, është një kontribut që dua ta vazhdoj, përveç mirënjohjes dhe faktit që mirënjohja është një tjetër ndjenjë. Kam thënë nuk jam tipi që mund të mbijetoj në politikën shqiptarë. Rama më tha “pse s’duhet të jetë si ty politika”. Dhe në fakt kështu e kam menduar politikën, me argumente, më njerëzore. U përpoqëm që të sjellim një ndryshim. Angazhimi në politikë ka qenë sfidë, jam vlerësuar shumë, deputete, ministre, deputete sërish. Është tamam mision”, tha Gjermeni.
Ashtu sic edhe përflitej një tjetër deputet që i largohet PS është edhe Musa Ulqini.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.