Mohamed Salah përballë Sadio Mane. Dy yjet e Liverpulit do të diskutojnë trofeun në finalen e Kupës së Afrikës ditën e diel. Dy sulmuesit që udhëheqin ekipin e madh anglez do të jenë kundërshtarë për një ditë.
Pas Senegalit, edhe Egjipti ia ka dalë të kualifkohet për në finale, duke eliminuar me penallti të zotët e shtëpisë të Kamerunit. “Luanët e pazbutur” luajtën mirë në pjesën e parë, më pas ndeshja vazhdoi e ekuilibruar, por pa u zhbllokuar kurrë nga dy skuadrat.

Portieri Gabaski ishte heroi i Egjiptit në lotarinë e penalltive, që përfunduan 3-1 për “faraonët”. Ai priti dy penallti të kamerunasve, ato të Harold Moukoudi dhe James Lea Siliki. Klinton N’Jie gjuajti jashtë dhe Kameruni mbeti jashtë finales, ndërsa egjiptianët shpërthyen në festë. Tashmë edhe finalja me Senegalin, ku Salah do të sfidojë shjokun e sulmit te Liverpuli, Mane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




