Kryevepër e Tiranës në mes të Gjeorgjisë. Kampionët e Shqipërisë kanë mposhtur Dinamon e Tbilisit, në raundin e parë të të Champions Leagues. Pas ndeshjes për mediet gjeorgjiane u paraqit trajneri i bardhebluve, Egbo, i cili foli për ndeshjen e fundit dhe atë të ardhshme me Crvenën.

Ndeshja- “E dinim se Dinamo ishte një ekip agresiv dhe përdori në mënyrë shumë aktive krahët. Loja u zhvillua sipas parashikimeve tona. Ne fituam, por nuk e ndryshoj dot mendimin se kundërshtari është një skuadër e fortë. Ne donim të luanim në mënyrë kompakte mbrapa dhe agresivisht në sulm. Sigurisht që këtë fitore do ja dedikoj Zotit pasi është filozofia ime në jetë. Është ai që të jep mundësitë. Edhe golat erdhën nga asgjëja edhe pse ne pritëm momentin e duhur. Që kur na ra shorti me Dinamo Tbislisin kisha një parandjenjë që do e kualifikoja skuadrën. Pra është Zoti që më jep besim të fitoj ndeshjet. Zoti e ka vendosur para se të ndodhë sepse e kam pasur mundësinë të kualifikohem herën e parë si portier. Edhe në çasti kur do të mësonim se me kë do na binte, unë dhe menaxheri dëshironim që të na binte me Dinamo Tbilisin. E dinim që nëse na binte me Dinamo Tbilisn do të kishim më shumë mundësi për kualifikim. Pavarësisht punës që bënë çunat duke luftuar për çdo top sot dedikimi shkon te Zoti pastaj te çunat me atë shpirt gare që kanë tregu sot’’.

Ekipi- ‘’Kam qenë pjesë e këtij klubi që në 2001 kur kam ardhur këtu. Është klubi i zemrës, është gjithmonë kënaqësi të jesh trajneri i një ekipi të tillë . Është klub më i madh në Shqipëri. Unë fokusohem të jap 100% ku punoj. Unë e di që do jap 100% gjithmonë këtu. Është klubi më i madh në Shqipëri, këtu e kam vendin. Për momentin kam një kontratë me klubin. Jam shumë i kënaqur me Filip. Ka bërë një punë të madhe. Kemi qenë bashkë si grup. Jam shumë i kënaqur edhe me Tolin edhe me Avdijan. Ka shumë gjëra që mund të arrijmë këto çuna. Ekipi ka shumë harmoni brenda ka unitet. Na jep shumë mundësi për të punuar. Është një ndeshje që e kemi luajtur si e kemi luajtur sot për të qenë në atë ndeshje’’.

Crvena Zvezda- ‘’Ndaj Crvenës do të jetë një ndeshje e forte e luftuar. Ashtu si jemi futur në këtë ndeshje do futemi edhe me Crvena Zvezdën. E kemi pak më mire se po luajmë në shtëpinë tone. E kemi këtë pak avantazh, sepse e dimë çfarë marrëdhënie ka Serbia me Shqipërinë. Çdo gjë është e mundur, nëse japim 100 % Zoti që ka qene me ne sot do vazhdojë të jetë me ne në vazhdim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




