Futboll

Egbo: Tirana ka aq shanse sa Crvena për kualifikimin, i dimë pikat e dobëta të kundërshtarit

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, doli në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Crvena Zvezdës. Në fjalën e tij, numri një i stolit bardheblu, duket optimist se ekipi i tij mund të sigurojë rezultat pozitiv përballë Crvena Zvezdës, edhe pse pranon se ekipi serb është më cilësor në përbërje: “Cverna është një ekip shumë i fortë, por në fushë luajnë 11 kundër 11. Do të tentojmë me të gjitha mundësitë që kemi, të japim maksimumin dhe të marrim rezultatin që na takon. Ne do futemi në fushë për të marrë maksimumin.

Gjithçka varet nga ne, nëse futemi në fushë dhe japim maksimumin. Tirana ka aq shanse sa Crvena për kualifikimin. Nuk e di nëse e keni parë Champions League, me ekipe si Lion, PSG, që në kushte normale nuk do të ecnin aq shumë. Kështu që çdo gjë është e mundur në jetë. Motivimi im është se çdo gjë mund të ndodhë’’.

Formacioni– ‘’Do e shohim deri nesër. Nesër do e merrni vesh se kush do të luajë e kush jo. Çdo ndeshje është ndryshe, do shohim lojtarët se kush është gati dhe kush jo. Nuk mund të them a do të jetë Muçi apo një lojtar tjetër. Nesër do e shihni’’.

Ekipi kundërshtar-‘’Ne e dimë si luan Cverna Zvezda dhe e dimë si luajmë ne. Nesër do të shihet në fushën e lojës. Ata janë ekip agresiv dhe që dinë të luajnë futboll. Para ndeshjen me Dinamo Tbilis, ishte atmosferë ndeshje, ishte jashtë Shqipërisë dhe ndeshja e parë në Champions League për shumicën e lojtarëve tanë.

Nuk besoj se ekipi do të ketë ngarkesë emocionale. Unë i njoh lojtarët e mi dhe ata do të futen në fushë për ta shijuar ndeshjen, pasi është ndeshje e Champions League. Lojtarët nuk duhet të kenë emocion. Është ndeshje që luhet në shtëpinë tonë.

Ne i dimë pikat e dobëta dhe pikat e forta të Cverna Zvezdës. Janë ekip që sulmon me shumë forca, dimë dhe që janë agresivë shumë. Edhe pikat e dobëta të tyre i dimë dhe do i shohim nesër”, u shpreh Egbo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë