Ka ndodhur

Efektivi i FNSH i dehur plagos me armë zjarri 60-vjeçarin në Kombinat

Gazeta Si – Një polic i FNSH-së ka plagosur me armë zjarri një 60-vjeçar në zonën e Kombinatit mbrëmjen e të hënës për arsye banale.

Policia e Tiranës ka arrestuar efektivin Lutfi Gyli, i cili në gjendje të dehur ka plagosur në këmbë Murteza Likën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në një bar kafe, teksa Lika është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi u qëllua me armë zjarri në këmbën e majtë.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se të dy kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë kur ka nisur konflikti.

Sa i përket motiveve, ato momentalisht nuk janë të njohura. 48-vjeçari Lutfi Gjyla mësohet se kishte rreth 25 vite punonjës policie.

Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe aktualisht ndodhen në dhomat e sigurisë në DVP Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë