Gazeta Si – Mbërrin edhe në Bursë efekti i penalizimit me 15 pikë minus për Juventusin në kampionat. Klubi italian nuk ka mundur të arrijë nivelin e mëparshëm. Në momentin e hapjes në këtë fillim të javës, Juventusi ka shënuar një rënie teorike prej 11.2% në Bursë.
Bëhet fjalë për verifikimin e parë në treg, pas sanksioneve të marra nga Trupa e Apelit të premten e kaluar. Juventusi u dënua nga drejtësia sportive, por për arsye që lidhen ngushtë me bilancet. Janë bilancet e së kaluarës, ku kanë ndikuar plusvalencat e shitblerjeve të lojtarëve. Këto bilance janë vlerësuar fiktive.

E ardhmja duket shumë e vështirë për Juventusin, sepse do të bien ndjeshëm të ardhurat në krahasim me atë që kishte planifikuar klubi torinez.
Në planin sportiv, Juventusi duhet të kapë të paktën vendin e katërt për të siguruar pjesëmarrjen në Champions. Barazimi me Atalantën në Torino tregoi se skuadra e Alegrit do të ketë shumë të vështirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




