Një humbje që djeg akoma për Anglinë ajo në finalen e Euro 2020. Britanikët kanë ende të freskët shijen e hidhur të dështimit ndaj Italisë me penallti dhe kanë vendosur të marrin “hak”, duke braktisur kuzhinën italiane. Pas finales së 11 korrikut, prenotimet në restorantet italiane në Mbretërinë e Bashkuar kanë rënë me 55%.
Sipas “TheFork UK”, lider në prenotimet në restorante, restorantet angleze kanë pasur një rritje të madhe ditët e fundit, ndërkohë që ka pasur rënie të fortë në ato italiane.
Mund të jetë një inat për humbjen në finale e “Wembley”-t, mund të jetë edhe për shkak të batutës së Bonuçit, i cili i këshilloi anglezët të hanë më shumë makarona. Fakt është që anglezët kanë braktisur picën për të famshin “fish and chips”. Mgjithatë, pritet që kuzhina italiane të kthehet shpejt në modë edhe në Angli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.