Treg

Efektet e Halloween-it në ekonomi

Bazuar në teoritë ekonomike të shkollës Kejneziane, pushimet që krijojnë shpenzime afatshkurtra mund të kenë benefite të tilla në një ekonomi.

Sipas, Federatës Kombëtare të Shitjeve në SHBA, amerikanët kishin planifikuar të shpenzonin 10.14 miliardë dollarë për Halloween 2021, festa me dytë me më shumë blerje në vit.

 Mund të thuhet dhe se struktura ekonomike ndikon në Halloëeen më shumë se sa Halloween-i ndikon në strukturën ekonomike.  Në një ekonomi me strukturë regresive, konsumatorët janë më pak të predispozuar për të shpenzuar mbi kostume, karamele, kunguj apo dekore.

Anasjellas, bumi ekonomik mund të rrisë shpenzimet për Halloween.

Pavarësisht se nga cila anë shkon kjo marrëdhënie, shumë ekonomistë besojnë se rritja e shpenzimeve ka efekt pozitiv në ekonomi.

Është e mundur që efektet pozitive të Hallowene-it diku mund të dalin negative diku tjetër.

Përshembull, disa konsumatorë  mund të jenë duke planifikuar shpenzimet për një natë dhe kanë kursyer në muajt paraardhëse. Reduktim të shpenzimeve në gusht dhe shtator. Të tjerë mund të reduktojnë shpenzimet e tyre në nëntor dhe në pritje të Krishtlindjeve.

Halloween-i ka një impakt sezonal edhe në punësim dhe aktivitetin komercial. NRF-ja pret që 65% e konsumatorëve do të festojnë Halloween-in këtë vit me mesatarisht 102.74 dollarë shpenzime për frymë. Hera e parë që shpenzimet për Halloween kalojnë vlerën e 100 dollarëve. Këtë vit parashikohet të shpenzohen  3.3 mld dollarë në kostume, 3 mld në ëmbëlsira dhe 3.2 mld në dekorime dhe 700 milionë në kartolina.

Shumë dyqane hapen vetëm për Halloween, mbyllen sa vjen nëntori dhe presin vitin tjetër. Këtu bëjnë pjesë fermerët që rrisin kungujt dhe kompanitë e ëmbëlsirave. Për Halloween, blerjet bëhen kryesisht me para cash.

Burimi:Investopedia/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë