Kosova

Edward Joseph: Nëse Kurti dhe Osmani bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel

Nga Gazeta ‘Si’- Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Joseph insistoi se Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pra ky është realiteti, Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund të kemi mendime të ndryshme, edhe unë kam mendim tim por nuk është se ka shumë rëndësi kjo. Ajo që ka rëndësi është që Kosova të ecë përpara. Pra statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë ose Kosova nuk do të bëjë hapa përpara. Pra kjo i bie që do të ecë mbrapa”, tha Edward Joseph.

“Por mesazhi ishte shumë i qartë dhe vjen nga të gjithë miqtë e Kosovës. Dhe prapë e kuptoj atë që mund të quhet rezervë, e kuptoj poashtu edhe në anën e Serbisë se kush është Aleksandër Vuçiçi. Por kjo ka të bëjë me Kosovën që merr fatin e vet në duart e veta, pa marrë parasysh çka bën Vuçiçi dhe është qenësore që të ecet përpara.

Joseph mes tjerash tha se ka një mesazh të veçantë për krerët e shtetit kosovar.

“Unë parashikoj që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani do ecin përpara dhe do dorëzojnë statutin që ka përkrahjen e BE-së për Asociacionin. Nëse e bëjnë këtë, unë do të parashikoja që do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe”, theksoi analisti amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë