Edmond Panariti nuk ka ikur shumë larg me angazhimin e tij të ri, që paralajmëroi në Facebook. Ai nuk i ngjan rastit të Besart Kadisë që shkon në kryeministri apo dikujt tjetër me detyrë të rëndësishme jashtë vendit. Jo dhe jo.
Edmond Panariti paraqiti publikisht në Facebook dorëheqjen nga LSI-ja me argumentin se do të angazhohet në një tjetër detyrë
“Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme…”, shkruan Panariti.
Ish-ministri i Jashtëm dhe i Bujqësisë në kohën kur LSI ishte në qeveri nënvizon se ai ndërpret rrugëtimin e tij 16 vjeçar me këtë parti.
Por për ku? As më afër dhe as më larg veçse në Presidencë aty ku edhe rruga nga selia e LSI-së nuk është shumë e gjatë. Për të punuar për Ilir Metën me të cilin Panariti ka bashkëpunuar prej vitesh në LSI. Ndoshta si Drejtor Kabineti, detyrën e të cilit aktualisht e mban Arben Cici një diplomat karriere. / N.P
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.