Edmond Panariti, aktualisht Drejtor i Kabinetit i Presidentit Ilir Meta, komenton në Facebook se çfarë është zbuluar deri më tash rreth mutacionit të ri të Coviod-19. Panariti shkruan për disa variante të reja.
“Po ndjek reagimet e virologëve, epidemiologëve, imunologëve të qendrave më të spikatura botërore lidhur me sjelljen e tashme dhe të ardhme të virusit dhe shprehjet më tipike të tyre janë:
Nuk kemi prova të mjaftueshme, ka të ngjarë, ndofta, është e mundur!
Por ajo që me sa duket po ndodh është ndryshimi konstant i virusit.. (varianti anglez është ai më i fundit, po ashtu ai Afrikano Jugor, ai Danez para disa muajsh ai i Italisë së Veriut etj)
Këto ndryshime ndodhin për dy qëllime: 1) Që virusi të përhapet më shpejt. 2) Që ai të godasë më fort
Këto quhen me gjuhë Darviniane, përshtatje të mbijetesës së virusit.
Që potencialisht mund të neutralizojnë edhe skemat e luftimit të tij”, shkruan ai
Më tej, ai nënvizon: “Varianti anglez i ndryshimit më të fundit, duket se përshpejton përhapjen në popullatë!
Varianti Danez, i para një muaji i krijuar te kunadhet pas infektimit të tyre, duket se shtyp reagimin imunitar, pra rrit agresivitetin e virusit. Çfarë po ndodh? Koha do ta tregojë!
Muajt që vijnë do të jenë shumë të vështirë por vendimtarë.
Prandaj gara për vaksina po kthehet në një makth.
Kush vaksinon i pari, kursen jetë dhe pasoja shëndetësore në njerëz!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




