Nga Gazeta “Si” – Në datat 19 deri më 22 Qershor në Boston , SH.B.A mbahet edicioni i dytë i festivalit të filmit shqip “Fan S. Noli.
Gjashtë filma me metrazh të gjatë, shtatë filma me metrazh të shkurtër, katër dokumentare dhe pesë filma të animuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të konkurojnë mes tyre për një çmim në secilën kategori.

“Këtu vallëzohet me hijet” nga Pluton Vasi, “Liqeni im” nga Gjergj Xhuvani dhe “Emily” nga Ajola Daja, janë disa nga filmat pjesmarrës në këtë edicion të dytë të festivalit.
Për tre ditë , kisha ortodokse e Shën Gjergjit do të shndërrohet në kinema, si një ngjarje e rrallë dhe unike.
Festivali i filmit shqip “Fan Noli” organizohet nga “Sojli Art Productions” dhe “90 Productions”, me drejtor artistik regjisorin Bujar Alimani dhe synon të promovojë kulturën dhe kinematografinë shqiptare në diasporë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.