Në bregdetin e Jonit këtë fundjavë zhvillohet “Turtle Fest”, festivali kushtuar muzikës elektronike.
Ky festival është një ndër më argëtuesit jo vetëm për pushuesit, por dhe për adhuruesit e zhanreve të ndryshme muzikore.
“Turtle Fest” vazhdon kështu traditën e festës dedikuar muzikës elektronike në vitin e 11-të në brigjet e detit Jon, duke bashkuar mijëra të rinj në plazhin e Drimadhës këtë fundjavë, më 14, 15 dhe 16 korrik, gjithçka nën sloganin “Feels Like Home”.
Gjatë 3 netëve në Drimadhes do të ketë muzikë, spektakël nga DJ më të famshëm nga gjithë bota. Të rinjtë pjesëmarrës do të shijojnë muzikën, natyrën dhe pamjet spektakolare të rivierës shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.