Futboll

Edi Reja shtyn pensionin, 77-vjeçari emërohet trajner në Slloveni

Gazeta Si – Nuk ka pension për Edi Rejën, ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare. Në moshën 77-vjeçare, pas largimit nga stoli kuqezi, ai ka nisur një aventurë të re në Slloveni.

Reja ka marrë drejtimin e ND Goricës, skuadrës që mban vendin e fundit në kampionatin slloven. Drejtuesit i kanë besuar një eksperti si Reja misionin e shpëtimit, që në fakt duket shumë i vështirë.

Edi Reja. Gazeta Si, 2 mars 2023

Reja ka drejtuar edhe më parë në Slloveni, por nuk pritej që në këtë moshë ai ta vazhdonte punën si trajner. Vitet duken thjesht një numër për ish-trajnerin e Shqipërisë, që për hir të së vërtetës, gëzon një formë të mirë fizike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë