Politike

Edi Rama ka 60 vjetorin, ministra e deputetë të PS në ‘rresht’ në kryeministri

Ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste kanë surprizuar mëngjesin e kësaj të enjte kryeministrin Edi Rama për 60-vjetorin e tij të lindjes.

I gjithë kabineti dhe deputetët kanë shkuar në ambientet e kryeministrisë, ku i kanë bërë një festë surprizë Ramës.

Ligjvënësit dhe ministrat janë parë duke dalë në rresht nga godina qeveritare pas festës së organizuar herët në mëngjes.

Edi Rama feston këtë 4 korrik 60-vjetorin e lindjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë