Politike

‘Edi Rama frikacak’/ ‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryeministrisë

 Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë, pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme.

Mbështetës të “Shqipëria Bëhet” u panë në bulevard mbrëmjen e sotme, teksa tundnin flamuj dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë.

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, ata iu drejtuan me marshim kryeministrisë në bulevardin e madh.

Më herët Lapaj është përplasur disa herë me forcat e Policisë, të cilat e kanë larguar si dhe i kanë hequr edhe mjetet mbështetëse si karrige, batanije, çadra dhe deri te ngrohëset.

Ashtu sikurse blloku opozitar, Lapaj kërkon dorëheqje të qeverisë, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë