Futboll

Edhe Polonia kundër vendimit të UEFA-s për skuadrat ruse: Jemi gati të bojkotojmë!

Gazeta Si – Pas Ukrainës, edhe Polonia ka dalë kundër vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të ripranuar skuadrat e moshave ruse në kompeticionet europiane. UEFA e mori këtë vendim me argumentin se përjashtimi i këtyre ekipeve ishte diskriminues.

Fedarata Polake e Futbollit ka bërë me dije se është gati t’i bojkotojë ndeshjet e mundshme kundër skuadrave nga Moska apo qytete të tjera të Rusisë.

“Kam mbetur i befasuar nga deklarata e bërë dje nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, – ka shkruar presidenti i Federatës polake, Cezary Kulesza, në Twitter. – Nëse kombëtaret ruse mund të luajnë, kombëtaret tona nuk do të ndeshen me to. Kjo është zgjidhja e vetme e drejtë”.

Prej fillimit të luftës në Ukrainë edhe sporti në botë ka mbajtur qëndrim ndaj sportistëve rusë dhe bjellorusë. Në fillim këta të fundit u përjashtuan nga cdo aktivitet ndërkombëtar. Më pas ky qëndrim u zbut. Uimbëlldoni në tenis, për shembull, pranoi në aktivitet sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia. Tani edhe UEFA ka bërë tolerime në këtë drejtim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë