Ngjarje

Edhe pak ditë nga Euro 2024, Gjermania shton kontrollet kufitare

Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanisë nga e premtja, njoftoi ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser. Faeser tha se masa ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë e Kampionatit Evropian të Futbollit të ardhshëm UEFA, i njohur si Euro 2024.Ministrja e Brendshme e Gjermanisë. Nancy Faeser, përmendi terrorizmin islamik dhe huliganizmin si kërcënime të mundshme.

Kampionati do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane. Euro 2024 fillon më 14 qershor dhe ndeshja finale është caktuar për 14 korrik. Kontrollet e përkohshme do të qëndrojnë në fuqi deri më 19 korrik.

Çfarë thotë Ministria e Brendshme për kontrollet kufitare?

"Ne po fokusohemi në kërcënimin e terrorizmit islamik, huliganizmit dhe sulmeve kibernetike”, tha Faeser në një deklaratë. Ajo shtoi se qëllimi i këtyre kontrolleve do të ishte arrestimi i autorëve të dhunshëm duke i identifikuar në kohë. "Policia federale do të mbrojë kufijtë, aeroportet dhe trafikun hekurudhor të Gjermanisë”, tha ajo.

Rreth 580 efektivë policie nga vende të tjera do t'u bashkohen organeve gjermane të zbatimit të ligjit për të kryer patrullime në qytetet pritëse, në stacione dhe në trena.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë