Shendet

Edhe nivelet e ulëta të ndotjes së ajrit mund të dëmtojnë shëndetin

Një studim në një nga vendet më të pastra në botë mund t’i ndihmojë qeveritë të mendojnë për mënyrat e ardhshme për të menaxhuar ndotjen e ajrit.

Të dhëna të shumta kanë treguar se ndotja e ajrit dëmton shëndetin tonë. Është folur gjithmonë për shifra të larta ndotje ndërsa një studim i ri ka treguar se edhe nivelet e ulëta të ajrit dëmtojnë shëndetin.

Të dhënat e regjistrimit në spitale për më shumë se 7 milionë kanadezë nga viti 1981 deri në 2016 u kombinuan me të dhënat e ndotjes së ajrit për të zbuluar nëse sasi të vogla të ndotjes ishin ende të dëmshme.

Pavarësisht nga ajri relativisht i pastër, studimi zbuloi se gati 8000 kanadezë po vdisnin herët çdo vit nga ndotja e ajrit në natyrë. Veçanërisht, edhe njerëzit në zonat më të pastra po përjetonin një ndikim në shëndetin e tyre.

Studimi kanadez ishte një nga tre të financuar nga Instituti i Efekteve Shëndetësore të ndotjes në Amerikë. Dy të tjerët panë më shumë se 60 milion njerëz në Amerikë dhe 27 milion njerëz në Europë që kishin probleme shëndetësore për shkak të ndotjes së ajrit.

Të tre studimet kishin përfundimin e njëjtë: edhe nivelet më të ulëta të ajrit kanë ndikim në shëndetin e njerëzve.

Michael Brauer nga Universiteti i British Columbia, i cili udhëhoqi studimin kanadez, tha se këto gjetje tregojnë se pse është e rëndësishme që qeveritë të kërkojnë sa më shumë reduktimin e ndotjes së ajrit dhe mos të mjaftohen me një shifër që quhet si “nivelet normale të ndotjes së ajrit”.

“Nuk duhet të cilësojmë ndotjen e ajrit si “një nivel normal i ndotjes së ajrit. Ne duhet të rimendojmë qasjen tonë dhe të fokusohemi në reduktimet e vazhdueshme vit pas viti, në vend që të vendosim standarde fikse përqendrimi që rishikohen vetëm çdo pesë deri në 10 vjet. Ndikimet shëndetësore janë shumë të mëdha”, tha Brauer.

Muajin e kaluar, një studim në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se ndotja e ajrit kontribuon në demencë dhe një studim amerikan theksoi se si astma mund të fillojë nga ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit nga trafiku.

Burimi: The Guardian. Përshtati: Gazeta “Si”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë