Ekspozite

Edhe kryeveprat vënë maska

Nga dita që hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e maskave edhe në mjediset e hapura, ministrja e Kulturës, Elva Margariti nisi të sensibilizonte në mënyrë të veccantë, duke postuar fotografi të veprave të artit pamor, me maska.

“Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se jeta! Në këto kohëra të vështira duhet të kujdesemi më shumë për veten dhe njëri-tjetrin! Respekto protokollet e shëndetësisë! Mbaj  maskë!

Ministrja Elva Margriti në GKA me skulpturën e veshur me maskë

Sepse kryevepra është jeta! “, shkruhej në faqen e Facebook-ut të Ministrisë së Kulturës mbi tablonë “Kallmetorja” të piktorit Zef Shoshi, një vepër e vitit 1984 dhe pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Kryevepra antikiteti nga Pavijoni i Lashtësisë, Muzeu Historik Kombëtar

Por jo vetëm piktura dhe skulptura shqiptare, të ekspozuara në GKA në ekspozitën “Arkivi i Hapur”, por edhe muzetë në botë po përdorin kryeveprat e fondeve të tyre për  të ndërgjegjësuar shoqërinë në mbajtjen e maskave, si masë anti-Covid.

Piktura “Kallmetorja”, Zef Shoshi, 1984

Muzeu Fitzwilliam në Kembrixh, të Anglisë  ka prezantuar edicionin  “Kryeveprat 2020” , me pesë piktura të mirënjohura, të cilave u janë shtuar maskat mbrojtëse.

Shoqëruesja e Nuses,  nga John Everett Millais, 1851.

“Shoqëruesja e Nuses” nga  John Everett Millais mban një maskë me lule, që kombinohet me fustanin e mëndafshtë, ndërsa “Bijat”, përgatiten për të dalë me laron e tyre besnik.

Të bijat e Sër  Matthew Decker, pikturuar nga holandezi  Jan van Meyer, 1718.

Këto edicione u shitën  si kartolina për të mbështetur muzeun në humbjet që pësoi,  gjatë mbylljes.

Frida Kahlo, “Las Dos Fridas”

Venera dhe Kupidi me një lahutar, vepër e Titanit më 1555-1565, i është dhënë një ndryshim modern. “Kjo gamë e veçantë jep një perspektivë unike mbi jetët aktuale përmes artit që njohim dhe dashurojmë.

Venusi dhe Kupidi me lahutarin, Titani  (1555-1565).

“Zgjuarsia është se drejtimi artistik për maskat është i qëndrueshëm me stilin e secilës pikturë. Muzeu  Fitzwilliam, që koleksion ekzemplarë të arteve të bukura , është më shumë se 200 vjeçar.

Corona Lisa, Hayati Evren

Është emërtuat në nder të Viskontit Fitzwilliam, i cili la artin dhe bibliotekën e tih bashkë me  një shumë parash  për t’i strehuar ato në universitetin Kembrixh, më 1816-n.

La Liseuse (Lexuesja) nga piktori belg  Alfred Émile Léopold Stevens, 1860.

Pandemia e ka rritur kreativitetin në të gjithë botën, ku në Kanada një 9 –vjeçar gjatë izolimit nisi të rikonceptojë pikturat e famshme me maska kirurgjikale, ndërsa në internet gjejmë të riimagjinuar  autoportretin e Van Gogh, i cili mban një maskë me pikturën e tij të famshme “Natë me yje”.

Vincent Van Gogh

Artisti Ertan Atay është përpjekur të imagjinojë nëse gjigantët e pikturës, shpirtra të lirë artistikë, do të t’i kishin mbajtur maskat në kohë pandemia.

Caravaggio

Caravaggio, vjen me një maskë të Bakut, piktura që daton nga 1595, Edward munch, mban të famshmen “Ulërimë” , Klimt “Puthjen”, Frida Kahlo  me  “Dy Fridat” e saj

Edward Munch

Kryevepra e Da Vinci “Mona Lisa”  rivizitohet duke u quajtur nga një artist lojcak si “Corona Lisa”, e cila  në imagjinatën e turkut Hayati Evren, pi birrë me pipëz  përmes një vrime në maskën kirurgjikale.

Gustav Klimt

Por ndërsa muzetë dhe galeritë janë hapur prej muajsh, vizitorëve kudo u kërkohet të respektojnë protokollet anti-covid, me mbajtjen e maskave dhe kapaciteti është i reduktuar ndjeshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë