Futboll

Edhe Atalanta e Gjimshitit në duart e amerikanëve për 350 milionë euro

Gazeta Si – Atalanta e Berat Gjimshitit duket se është skuadra e radhës në Itali që do të ndërrojë pronar. Sipas zërave të orëve të fundit, presidenti Perkasi ka gjetur akordin përfundimtar me fondin amerikan KKR për shitjen e aksioneve të klubit në masën 70-80%.

Një akord që kap shifrën 350 milionë eurove, me Perkasin që do të mbetej gjithsesi në klubi si CEO. Ka edhe një hipotezë tjetër për një hyrje më graduale të fondit amerikan, fillimisht me një kuotë në minorancë, për të kompeltuar më pas blerjen e klubit bergamask.

Perkasi, presidenti aktual i Atalantës. Gazeta Si, 18 shkurt 2022

Marrëveshja dukej e destinuar të mbyllej pozitivisht shumë shpejt dhe me shifrat e filtruara gjatë orëve të fundit, por nga ana e zëdhënësit të një fondi amerikan ka pasur një përgënjeshtrim: “Nuk është marrë asnjëherë në konsideratë kjo hipotezë”. Perkasi nuk do të largohej nga Atalanta përfundimisht, por do ta mbante një rol operativ brenda klubit.

Fondi KKR, me seli në Nju Jork, është një kompaniq ë operon në sektorin e ekonomisë dhe investimeve. Kapitali i tij llogaritet në rreth 400 miliardë euro. Nëse gjithçka shkon mire deri në fund, Atalanta do të ishte klubi i 6-të me pronarë amerikanë në Itali, pas Specias, Milanit, Venecias, Romës dhe Fiorentinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë