Ka ndodhur

E zuri korenti teksa punonte në tokën e tij, humb jetën 31 vjeçari në Divjakë

Gazeta Si – Një 31 vjeçar ka ndërruar jetë këtë të shtunë në fshatin Biçukas të Divjakës, pasi teksa punonte tokën e ka zënë korrenti.

Policia tha se në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A.N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë