Një grua në Vaun e Dejës në Shkodër, ka humbur jetën për shkak të një aksidenti në vendin e punës.
Mësohet se Katrina Binaku, 61 vjeçe, e cila punonte në sektorin e presimit të mbetjeve në landfillin e Bushatit, ka mbërritur në spitalin e Shkodrës pa shenja jete.
Policia thotë se gruaja ka mbërritur e pajetë në spital rreth orës 10.30, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




