Ka ndodhur

E zë korenti dhe rrëzohet nga shtylla, humb jetën elektriçisti në Gjirokastër

Një elektriçist, i cili ishte rrëzuar nga shtylla e tensionit të lartë mëngjesin e sotëm pas kontaktit me rrymën elektrike, ka ndërruar jetë në spital pasditen e të hënës.  

Gëzim Çabej ka qenë duke punuar mbi një shtyllë në lagjen “Gërhot” në Gjirokastër, kur ka rënë në kontakt me energjinë.

Ai është transportuar me helikopter drejt kryeqytetit pasi gjendja shëndetësore e tij është rënduar. Bëhet e ditur se elektriçisti i ndjerë ka pasur hemoragji të brendshme pas incidentit në punë.

Pavarësisht ndihmës së specializuar mjekësore në Tiranë, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Në katër muajt e fundit, ky është elektriçisti i katërt i OSHEE-së në Gjirokastër që humb jetën në krye të detyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë