Sociale

E shtuna me temperatura të larta, IGJEUM paralajmëron vetëm dy qarqe për vatra zjarri

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave të nxehta ajrore me origjinë afrikane edhe të shtunën, por Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka hequr një qark nga zona me rrezik të lartë për zjarre; Shkodrën.

Ndryshe nga ditët e tjera,  IGJEUM paralajmëron se rrezik të lartë për zjarret në pyje do të ketë në qarkun Kukës dhe Dibër.

Ndërkohë temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, dhe fundjave do të jetë sërish pa reshje dhe era do të jetë e lehtë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë