Sociale

E shtuna e pensionistëve, mund të dalin deri në 11:00

Të gjithë qytetarëve u ndalohet lëvizja ditën e shtunë, me përjashtim të pensionistëe. Skema e ndjekur fundjavën e kaluar do të zbatohet edhe këtë fundjavë, të paktën për ditën e nesërme. Kryeministri njoftoi në Facebook se pensionistët mund të dalin ditën e nesërme deri në orën 11:00.

“Nesër vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11:00. Të gjithë ne të tjerët në shtëpi”, shkruan Rama.

E njëjta liridalje për moshën e tretë u zbatua edhe të shtunën e kaluar, që shndërrohet për të dytën herë radhazi e vetmja ditë kur ata mund të lënë banesat e tyre. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse për të dielën do të zbatohet sërish skema e ndjekur javën e kaluar, kur dolën vetëm nënat me fëmijë nën 10 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë