Ka ndodhur

E shtruar prej ditësh në spital, humb jetën nga Covid mësuesja 41-vjeçare

Një arsimtare nga Mirdita, ka humbur jetën si pasojë e Covid 19.

Manjola Nikolli, 41 vjeçe, e ka humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme, duke mos arritur ta mposhtë atë.

Mësuesja, ishte nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe mësohet se ajo ka humbur jetën gjatë natës, e shtruar prej ditësh në një nga spitalet Covid në Tiranë.

Miq të shumtë, familjarë dhe arsimtarë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për 41-vjeçaren në rrjetet sociale.

Ndërkohë që bluzat e bardha, artistët dhe arsimtarët vazhdojnë të humbin jetën nga Covid 19, në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 4 viktima dhe 659 raste të reja me koronavirus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë