Puna e tij e përditshme ishte saldator. Kudret Rustemaj me këtë zanat ushqente familjen prej disa vitesh. Kurrë nuk e mendonte se një ditë do të lidhej me pranga si anëtar i një bande trafikantësh të drogës.
E aq më tepër të ishte pjesë e hetimi nga SPAK. Por ja që një ditë policia e arrestoi me akuzën e fortë se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit herionë, në disa shtete.
Rustemi, sipas SPAK, akuzohej se kishte përshtatur një kamion të këtij grupi trafikantësh për transportimin e drogës në disa shtete. Akuza sipas SPAK mbështetej në disa përgjime telefonike, ambjentale dhe vëzhgime. Saldatori ishte një nga 13 personat e arrestuar atë ditë me të njëtën akuzë të rëndë. Por koha vërtetoi të kundërtën.
Gjatë gjykimit, avokati i tij mbrojtes Ledion Branko, këmbënguli se nuk mund të provoheshin akuzat në ngarkim të klientit të tij pasi ishin te pambështura në prova. Rustemi akuzohej se kishte kryer saldime tek një mjet që për fatin e tij të keq u përdor nga banda e heroinës dhe vetëm kaq, asnjë lidhje tjetër.
GJKKO vlerësoi si të drejta pretendimet e avokatit Ledion Branko dhe liroi në sallën e gjyqit të pandehurin Kudret Rustemaj, duke i dhënë atij pafajësinë. Ky është një ndër vendimet e pakta të pafajësisë të dhëna nga GJKKO, duke bërë që në sallë të përloteshin vetë i pandehuri dhe familjarët e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.