Ka ndodhur

E rëndë në Vlorë/ Vdes 64-vjeçari pasi ra nga lartësia, policia dyshon se u vetëvra

Nga Gazeta Si - Një 64-vjeçar nga ndërruar jetën mëngjesin e sotëm në lagjen Isa Boletini” në Vlorë.

Referuar burimeve zyrtare, 64 vjecari me inicialet B.M, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, ndërsa ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Sot, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, shtetasi B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë