Kosova

E rëndë në Malishevë, dy vëllezërit vriten nga dhëndri i familjes

Nga Gazeta ‘Si– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë të Kosovës ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë.

Sipas informacioneve, autori është arratisur nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës, dyshohet se është dhëndri i tyre. I dyshuari dhe viktimat, janë nga i njëjti fshat i komunës së Drenasit.

Sipas mediave në Kosovë policia ka gjetur një armë në vendin e ngjarjes, që nuk dihet akoma nëse është përdorur nga i dyshuari për ta kryer veprën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë