Kosova

E rëndë në Kosovë, 11-vjeçarja abuzohet për shtatë orë nga 5 burra. Arrestohen dy të dyshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku një 11-vjeçare është abuzuar seksualisht për disa orë. Ngjarja raportohet  të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30.

Më 29 gusht, Policia e Kosovës njofton se një e mitur ka raportuar se 5 persona kanë abuzuar seksualisht më të prej disa orësh.

E mitura është dërguar në strehimore, ndërsa raportohet se deri më tani dy persona, shtetas kosovarë janë arrestuar si autorë të dyshuar.

Sipas mediave në Kosovë, në dosjen e prokurorisë pretendohet që kjo ngjarje të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur në park, ku dhe është dhunuar seksualisht.

E mitura, pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndaluar edhe nga një person tjetër, i cili e kishte marrë  në një makinë dhe me 3 persona të tjerë e kishin dërguar në një vend, ku përsëri e kishin dhunuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook ka reaguar ldhur me ngjarjen.

“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës. Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”, ka shkruar Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë