Ka ndodhur

E rëndë në Korçë, familjarët gjejnë pa jetë 40-vjeçarin

Një 40-vjeçar është gjetur pa jetë në fshatin Turan të Korçës mbrëmjen e të dielës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është gjetur në stanin e bagëtive në afërsi të banesës së tij  nga familjarët, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Për momentin, shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë sqaruar ende, ndërkohë që autoritetet po kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë