Nga Gazeta ‘Si’- Një fëmijë vetëm dy vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa raportohet se autori është 57-vjeçari Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës.
Sipas informacioneve, i mituri u përplas pranë banesës së tij në Fushë Domje. Pasi mori ndihmën e parë nga familjarët, ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




