Ka ndodhur

E rëndë në Gjirin e Lalëzit / 8-vjeçarja sllovake humb jetën pasi u përplas me makinë

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalëzit. Një8-vjeçare nga Sllovakia ka humbur jetën pasi është përplasur nga një 18-vjeçar.

Shoferi që shkaktoi aksidentin është arrestuar.

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes  8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën  drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë