Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një 36-vjeçar, është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.
Z. M., 36 vjeç, është banues në fshatin Sheqishtë, Patos.
Pas ngjarjes, në një deklaratë për medias, mamaja e vajzës thotë se vajza është larguar ditën e djeshme nga shtëpia dhe ka shkuar tek një fqinj ku dhe ka treguar gjithçka.
“Kam 13 vite jam e martuar. Vajza nuk më tregonte por ishte e agravuar gjithë kohës, aq sa iku nga shtëpia. Shkova në polici, atje i mora vesh të gjitha. Vajza ka kaluar ne depresion, ka thënë që 5 vjeçe, në Gjermani, është abuzuar nga babai i saj”, thotë mamaja e vajzës, duke shtuar se për disa vite kanë jetuar në Gjermani dhe prej rreth 2 vitesh janë rikthyer në Shqipëri.
Ajo tregon se kur ka kuptuar se vajza është larguar nga shtëpia, ka lajmëruar policinë, në të njëjtën kohë që e ka lajmëruar edhe fqinja ku kishte qëndruar vajza për disa orë.
Në prezencën e psikologes, vajza ka treguar në polici se prej moshës 5 vjeçe ajo abuzohet nga babai i saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.