Ka ndodhur

E rëndë në Elbasan, u denoncua i humbur, gjendet i mbytur 6-vjeçari në lumin Shkumbin

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së martës qytetin e Elbasanit. Rreth orës 19:50, D. A. ka njoftuar Policinë se nipi i saj, një fëmijë 6-vjeçar, kishte humbur prej tre orësh.

Pas kërkime të policisë dhe banorëve të zonës, është gjetur trupi i pajetë i fëmijës buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”. Trupi është gjetur rreth orës 21:30.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Hetimet e deritanishme të Policisë çojnë në dyshimin se fëmija është mbytur aksidentalisht në lumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë