Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Velipojë, ku u deklarua se një 12-vjeçare u vetëqëllua aksidentalisht me armë gjahu.
Ndërkohë, ditën e sotme, policia ka arritur që të zbulojë një tjetër version për ngjarjen.
Policia thotë se 12-vjeçarja ishte vrarë aksidentalisht nga vëllai i saj, ndërkohë që në pranga ra xhaxhai i të miturve, pasi akuzohet se mbante armën e gjahut në shtëpi pa leje.
“Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.