Ndryshimi i emriT ka qenë një nga opsionet më të kërkuara që nga krijimi i aplikacionit “Snapchat” në vitin 2011. Tani, aplikacioni më në fund ka konfirmuar se do t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë emrin e tyre.
Nga 23 shkurti, përdoruesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë emrin e tyre pa ndonjë ndikim në fotografitë e ruajtura, listën e miqve apo kodin me të cilin janë futur në aplikacion.
“Si një aplikacion i ndërtuar rreth ndryshimeve, ne e dimë se njerëzit rriten dhe ndryshojnë dhe nuk mund të linim pas këtë veçori që është kërkuar aq shumë nga përdoruesit”, tha zëdhënësi i aplikacionit.
Emri i përdoruesit në “Snapchat” caktohet kur krijoni për herë të parë llogarinë në “Snapchat” dhe deri më tani ka qenë i pandryshueshëm për arsye sigurie.
“Kur lançuam për herë të parë “Snapchat” në vitin 2011, ne e strukturuam platformën tonë rreth llogarive me emra përdoruesish unikë, njësoj si llogaritë e postës elektronike në atë kohë. Për të rindërtuar aplikacionin, ne duhej të zhvillonim një mënyrë të re për të identifikuar çdo përdorues pa kërkuar që të krijoheshin profile të reja. Tani, ne kemi zbatuar një sistem të bazuar në ID-në e përdoruesit që ofron fleksibilitet kur bëhet fjalë për emrat e përdoruesve,” tha më tej zëdhënësi i aplikacionit.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë emrin vetëm një herë në vit dhe nuk do të jenë në gjendje të rikthejë emrin që kanë pasur më parë në asnjë emër përdoruesi të zotëruar më parë – duke përfshirë emrin e tyre.
Përditësimi vjen menjëherë pasi “Snapchat” u bashkua me “Ticketmaster” për të zhvilluar një mjet të ri që do t’u sugjerojë ngjarje ose të dhëna përdoruesve në bazë të asaj çfarë kanë kërkuar.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



