Politike

E priste në zyrë që prej 5 orësh edhe pse ishte e dielë. Rama shkon në Presidencë, i dorëzon Begajt ndryshimet në qeveri

Pas ndryshimeve në qeveri që njoftoi në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama shkoi në Presidencë, ku Kreu i Shtetit Bajram Begaj e priste prej orësh edhe pse ishte ditë e dielë.

Takimi i tij me kreun e shtetit Bajram Begaj ka zgjatur rreth 20 minuta ku i ka dorëzuar dekretet për ndryshimet e reja.

Begaj ka qenë në zyrë që në mëngjesin e sotëm dhe duket se ka qenë në dijeni për ndryshimet që kryeministri kishte planifikuar të bënte në kabinetin qeveritar.

4 ndryshimet në qeveri

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë