Ngjarja tregtare e së Premtes së Zezë do të krijojë një rritje të emetimeve të automjeteve. Sipas një raporti nga faqja e internetit e krahasimit të çmimeve Money.co.uk., pritet që ngjarja këtë vit të jetë më e madhja që ka ndodhur ndonjëhërë.
Por çdo shpërndarje gjeneron dioksid karboni, kështu që emetimet do të rriten.
Shumë njerëz presin dërgesa, kështu që kompanitë duhet të punësojnë shoferë shtesë duke përdorur automjetet e tyre, të cilat shpesh janë shumë më pak efikase. Ekspertët thonë se pak durim nga konsumatorët do të ishte një ndihmë e madhe. Raporti thotë se dorëzimi i pakove në të njëjtën ditë, është gjithashtu një problem pasi u jep firmave më pak kohë për të përfunduar porositë e tyre. Sondazhi i faqes në internet tregoi që 55% e njerëzve që blejnë në internet presin që dorëzimi të jetë më i lirë të Premten e Zezë.
Profesori Greg Marsden për transportin nga universitetit Leeds në Britani, konfirmoi një rritje të madhe të dioksidit të karbonit të Premten e Zezë.
“Problemi i së Premtes së Zezë është se shitësit me pakicë kanë një rritje të madhe shitjesh dhe kjo vijon me problemet e tjera,” shprhet ai.
Burimi:BBC/Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



